Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vendos Perez, Rodrygo do largohet vetëm me një kusht këtë merkato nga Real Madrid
24 Gusht 2025 19:08 Telesport Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të merkatos verore, drejtuesit e Real Madrid janë ende të hapur për një largim të mundshëm të Rodrygo. Me ardhjen e Xabi Alonso si trajner, braziliani ka humbur vendin e titullarit dhe tani është kthyer në një lojtar stoli. Prej ditësh përflitet për një largim të mundshëm të tij drejt Premier League, ku ka interes nga Man. City dhe Arsenal, por deri tani s’ka pasur asnjë ofertë zyrtare. Mediat spanjolle bëjnë me dije se Florentino Perez ka vendosur një kusht për largimin e mundshëm të Rodrygo-s deri më 1 shtator. Dhe kushti është shifra 110 milionë euro. Rodrygo mund të largohet deri në datën 1 shtator, vetëm nëse vjen...