Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Banorët e Smokthinës bllokojnë qarkullimin. Kërkojnë asfaltimin e rrugës që lidh disa fshatra
Banorët e Smokthinës në Vlorë bllokuan për 30 minuta rrugën e Lumit të Vlorës, duke krijuar radhë të gjata në të dyja drejtimet e lëvizjes. Ata pretendojnë se asfaltimi i rrugës rreth 17 km të gjatë, që lidh fshatrat Velçë, Ramicë, Matogjin, Vërvas, Bashaj dhe Vërmik, është premtuar shumë herë, por nuk është realizuar. Banorët kërkojnë nga kryetari i bashkisë Selenicë, deputeti, por edhe nga qeveria, investimin për asfaltimin e rrugës. “Është bërë që në kohë të Italisë e s’është vënë më dorë. E ka bërë Italia këtë rrugë. Ne jemi njerëz që jetojmë. Nuk na vijnë fëmija për të na takuar vetëm prej rrugës.“ “Nuk do ta lëmë vetëm me këtë protestë sot, por do të presim zërin e qeveritarë lokalë dhe qendrorë. Prapë...