Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Zjarr në katin e parë të një gomisterie në Durrës, raportohet vetëm për dëme materiale
                            Një zjarr raportohet se ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në Shkozet të Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës. Zjarri dhe flakët kanë alarmuar banorët dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit. Flakët rrezikonin edhe katet e tjera të ndërtesës por edhe objektet e tjera rreth saj. Fatmirësisht ndërhyrja është bërë në kohë dhe zjarrfikësit kanë arritur te neutralizojnë flakët dhe e kanë shuar plotësisht atë. Nga zjarri nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.