Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situatë e pazakontë te Dortmund, babai i Jobe Bellingham “kapet” me trajnerin
Sikur të mos mjaftonte barazimi 3-3 ndaj St Pauli, te Borussia Dortmund duhet të përballen edhe me një situatë të pazakontë. Shkak është bërë mesfushori Jobe Bellingham, i cili u transferua këtë verë nga anglezët e Sunderland. 19-vjeçari luajti vetëm një pjesë ndaj St Pauli, pasi trajneri Niko Kovac e zëvendësoi në fillimin e fraksionit të dytë, pasi nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e treguar. Sipas mediave gjermane, kjo nuk është pritur aspak mirë nga babai i futbollistit, Mark Bellingham, i cili pas ndeshjes takoi drejtorin sportiv Sebastian Kehl, duke treguar pakënaqësitë. Ai madje shpërtheu ndaj trajnerit Niko Kovac, me të cilin kërkoi takim pas ndeshjes. Sipas tij, tekniku kroat ishte shkaku që ekipi nuk fitoi, ndërsa e akuzoi edhe për zëvendësimin e të...