Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohen parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen tre kryetarë fshatrash
Policia e Shkodrës deklaroi se ka vijuar me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, duke goditur raste të reja të kultivimit të bimëve narkotike në disa zona të qarkut. Gjatë kontrolleve në njësitë administrative Gur i Zi, Postribë dhe Shllak, forcat e policisë gjetën dhe asgjësuan gjithsej 1987 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në Gur të Zi dhe Postribë u asgjësuan 186 bimë, ndërsa në Shllak u zbuluan dhe shkatërruan 1801 bimë narkotike. Për rastin, u proceduan penalisht tre kryetarë fshatrash për “Shpërdorim detyre”: M. C. (kryetar i fshatit Shpor), R. M. (kryetar i fshatit Ura e Shtrenjt) dhe F. L. (kryetar i fshatit Vilez).