Fier/ Arrestohet një 19-vjeçar, i kërkuar në Itali për trafik droge

Fier/ Arrestohet një 19-vjeçar, i kërkuar në Itali për trafik droge

Një 19-vjeçar I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit “Operacionalja 59”. Sipas njoftimit zyrtar, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikim lëndësh narkotike. Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane. Policia e Shtetit Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim. Operacioni policor i koduar “Operacionalja 59”, vë në pranga një tjetër të kërkuar nga autoritetet italiane. Kapet në Fier, një 19-vjeçar i akuzuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë...