Dikur konsiderohej si një nga lojtarët e rinj më premtues në botë, sot përfundon në huazim te Panathinaikos

Dikur konsiderohej si një nga lojtarët e rinj më premtues në botë, sot përfundon në huazim te Panathinaikos

24 Gusht 2025 15:49 Telesport I konsideruar dikur si një nga talentet më të mëdha jo vetëm të Portugalisë por në botë në përgjithësi, karriera e Renato Sanchez mori një tjetër rrjedhë nga ajo që pritej fillimisht prej tij. I transferuar në moshën 19-vjeçare për 35 milionë euro nga Benfica te Bayern në vitin 2016, Renato Sanchez ishte padyshim ylli i ri kryesor i momentit, ku sytë e të gjithëve ishin fokusuar tek ai. Nga viti në vit karriera e djaloshit portugez filloi duke marrë tatëpjetën. Fillimisht u huazua te Swansea, më pas u transferua nga Bayern te Lille, ku u duk se mund të rilindte dhe të linte pas krahëve periudhën e errët që kishte kaluar. Në vitin 2022 u transferua nga Lille te...