Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri i tij, Skot Parker, jep një afat për rikthimin, dhe nuk flitet për tepër larg. Tekniku anglez deklaroi pas fitores 2-0 që skuadra e tij arriti në Premier Ligë ndaj Sandërlendit, se sulmuesi shqiptar është vetëm fare pak prapa formës së shokëve të tij, dhe se ai mund të ketë minuta që në ndeshjen e radhës. Bërnli do të luajë këtë të martë në fushën e vet ndaj Derbi Kauntit në Kupën e Ligës, apo siç njihet zyrtarisht në Angli, Kupa Karabao. Parker theksoi se nuk dëshiron të ndërmarrë asnjë rrezik me Brojën, padyshim duke pasur parasysh problemet e mëdha fizike që ka pasur sulmuesi...