Neymar pëson dëmtimin e radhës, Ancelotti nuk e grumbullon dot

Neymar pëson dëmtimin e radhës, Ancelotti nuk e grumbullon dot

24 Gusht 2025 13:58 Telesport Lajm i keq për kombëtaren e Brazilit. Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit se Neymar ka pësuar një dëmtim serioz në kofshë. Ai nuk mund të grumbullohet me Seleçaon në ndeshjet e shtatorit. Sulmuesi raportohet se ka ndier dhimbje gjatë një aktiviteti sportiv dhe, pas ekzaminimeve mjekësore, ka kuptuar se jo vetëm nuk mund të luajë, por as të kryejë seancat stërvitore. Neymar ka nisur trajtimin mjekësor dhe nuk pritet të marrë pjesë në stërvitjet e para të javës së ardhshme.