Kërcënoi hapur gazetarin Toska, procedohet penalisht miku i Olsi Ramës, Julian Morina

Kërcënoi hapur gazetarin Toska, procedohet penalisht miku i Olsi Ramës, Julian Morina

Policia e Tiranës informon se ka nisur hetimin në gjendje të lirë për biznesmenin e ndërtimit Julian Morina, i njohur ndryshe si Lul Morina. Në njoftimin e bluve të Tiranës thuhet se hetimi ndaj Morinës ka nisur për shkak se dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës drejtuesin e portalit Timoni.al. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda pas komunikimit me Prokurorin nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin A. T., me detyrë administrator i një portali online”, informoi Policia e Tiranës. Ishte vetë gazetari Toska që një ditë më parë denoncoi se ishte kanosur nga biznesmeni Morina, pas publikimit të një shkrimi. “Morina më ka dërguar mesazhe fyese...