Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zbulohen dy pistat e reja të Bayern në merkato
24 Gusht 2025 11:02 Telesport Bayern ka në plan të bëjë edhe dy goditje të fundit në merkaton e verës, por nuk bëhet fjalë për blerje përfundimtare. Klubi bavarez ka vendosur të huazojë dy lojtarë në repartin ofensiv. Ata janë Hojlune dhe Sancho. I pari do të ishte zëvendësues për Harry Kane, kurse i dyti, i mësuar me kampionatin gjerman te Borussia Dortmund, një lojtar polivalent për krahët e sulmit.