“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë paqësore në hyrje të rrugës së fshatit. Ata po protestojnë për mungesën e rrugës së fshatit, e cila ndër vite ka qenë në gjendje të degraduar infrastrukturore. Është një rrugë rreth 10-15 km e gjatë e cila lidh më tepër se 5 fshatra të cilët janë Velca, Matogjini, Bashaj, Vërmiku, Ramica. Ndër vite ky segment rrugor nuk ka patur asnjë investim. Banorët kërkojnë rehabilitimin e segmentit rrugor. Në dorë mbajnë pankarta dhe bëjnë thirrje si “Duam Rrugë”, “Nuk presim më” apo edhe “Kërkojmë Investime”. Ata kanë bllokuar për disa minuta në shenjë proteste edhe rrugën hyrëse të fshatrave.