Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Pogradeci pretendent ? Sot skuadra e Memës starton ndaj Lushnjës
I shkoi shumë pranë ngjitjes edicionin e kaluar teksa në duelin e fundit play off, për biletën e 10-të të Superiores u mund në limite nga Tirana në “Elbasan Arena” 1-0. Këtë sezon të ri në Kategori të Parë, Pogradeci me Ardian Memën në timon, pritet të jetë një konkurent i denjë për ekipe si Laçi, Skënderbeu e Besa në betejën për dy vendet e para të edicionit të 78-të të futbollit inferior. Do të startojë sot në orën 17:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” ndaj Lushnjës në ndeshjen e fundit të javës së parë në Kategori të Parë. Lëvizjet e kryera në hyrje te liqenorët kanë rezultuar të shumta me emra të tillë si Bedri Greca e Kristjan Toshevski që ndjekin listën e gjatë hyrëse...