Pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 160 kg kanabis drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41 vjeçari shqiptar

Pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 160 kg kanabis drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41 vjeçari shqiptar

Ekstradohet nga Belgjika Edson Jozëik alias Edson Pjetri, i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Njoftimi i policisë: Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit. Ekstradohet nga Belgjika, një shtetas i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e...