Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri në fshatin Bresnik i Poshtëm në Gramsh, arrest në burg për autorin
Gjykata e Elbasanir ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për një person, i akuzuar për veprën penale ‘Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’. Prokuroria thotë se personi F.S, i ka vënë zjarrin një pjesë të pyllit për të shtrirë tubin e ujit për të vaditur ullinjtë. Njoftimi i prokurorisë Elbasan: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u caktua masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për shtetasin F.S. për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikuar nga neni 206/a§1 i Kodit Penal. Më datë 21.08.2025, policia u njoftua se në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative Kodovjat, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në mesin e një pylli të përbërë nga...