Dilema e jetës: Bruno Fernandes nuk di se çfarë vendimi duhet të marrë

Dilema e jetës: Bruno Fernandes nuk di se çfarë vendimi duhet të marrë

24 Gusht 2025 9:51 Telesport Al-Ittihad po e tundon gjithnjë e më shumë Manchester United për të shitur kapitenin Bruno Fernandes. Klubi nga Arabia Saudite ka përgatitur një ofertë marramendëse para përfundimit të merkatos së verës. The Sun raporton se kampionët në fuqi të Arabisë Saudite sot ose nesër do të paraqesin zyrtarisht një ofertë financiare spektakolare për portugezin. Bëhet fjalë për një pagë prej 33 milionë eurosh në vit neto. Vështirë që Bruno Fernandes të mos tundohet nga një shifër e tillë.