Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vodhën një automjet dhe e përdorën për të grabitur në Sukth, dy autorët hapin zjarr gjatë ndjekjes nga policia!
Dy të rinj në Durrës, të cilët kishin kryer vjedhje, hapën zjarr pas mesnatës teksa po ndiqeshin nga policia. Efektivët konstatuan gjatë natës automjetin që ata kishin vjedhur më 20 gusht te Sektor Rinia, dhe me të cilin një ditë më pas, kishin grabitur me dhunë xhiron ditore të një pike karburanti në Sukth. Dy të rinjtë u pikasën në zonën te ‘Çifligu’ në Sukth rreth orës 01:00, dhe shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të automjetit të tyre. Automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe për pasojë ka dalë nga rruga tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore në Vorë, dhe gjatë kësaj kohe, u hap zjarr ndaj policisë. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur njëri nga autorët, 28-vjeçari Ardit Domi,...