Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kompany lartëson Interin: Ndër ekipet më të forta në garë, Inzaghi më kujton pak Mancinin
Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich, ka folur për “Sky Sport” në prag të ndeshjes kundër Interit në “Allianz Arena”, çerekfinalja e parë e Champions League. Për gjendjen e skuadrës së tij, mes shumë mungesave: “Situata është ajo që është… Do ta zbulojmë sot se kush do të jetë gati, por gjithsesi do të luajmë me lojtarët që kemi në dispozicion, do të përpiqemi të bëjmë ndeshjen tonë”. Për mendimin që ka për Interin, pas vëzhgimit të drejtpërdrejtë në derbin e Kupës, kundër Milanit: “Për mua është e qartë, duke parë vitet e fundit. Interi është një nga skuadrat më të forta aktualisht në garë. Do përpiqemi t’i vëmë në vështirësi zikaltrit, edhe pse ata dinë të menaxhojnë çdo fazë të lojës. Kanë cilësi në...