Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Levante “leksione” Barcelonës në pjesën e parë, katalanasit po humbin 2-0 (video)
23 Gusht 2025 22:28 Telesport Levante është duke fituar 2-0 ndaj Barcelonës, ndeshje e vlefshme për javën e dytë në La Liga. Katalanasit vinin si favoritët kryesorë në këtë takim, por fusha e lojës deri tani ka treguar të kundërtën. Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 15-të me Ivan Romero. Pasi mori një top të bukur nga Toljan, sulmuesi i Levantes shmangu bukur Pau Cubarsi dhe u tregua më i shpejtë se Ronald Araujo, duke dërguar topin në portën e Joan Garcia. Në fund të pjesës së parë, në minutat shtesë, vendasit fituan një penallti, pas ndërhyrjes së VAR, për prekje të topit me dorë nga Alejandro Balde brenda zonës. Jose Morales tregohet i saktë nga pika e bardhë, Levante e mbyll pjesën...