Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Fiton Elbasani, Flamurtari prezantohet me dinjitet
Ndeshja e mbrëmjes luajtur në orën 20:00 në “Elbasan Arena” mes AF Elbasanit dhe Flamurtarit përfundoi 1-0 për vendasit e Gvozdenoviç. Ndeshja me pritshmëri të lartë duket se e përmbushi misionin e saj pasi në 90′ të dyja skuadrat prodhuan lojë, raste, shtylla dhe një autogol të çuditëshëm në favor të verdhebluve. Ishte minuat e 34′ ndërsa një top i kthyer nga thellësia e Hoze Rodrigez e kapi në kundërkohë portierin kuqezi Aleksovski duke sjellë zhgënjim te miqtë e promovuar pas 5 viteve mungese në elitë. Pjesa tjetër ofroi betejë sportive me vlonjatët që pavarësisht se vuajtën në minutat përmbyllëse të ndeshjes, u shfaqën kërkues dhe krijuan disa raste. Ben Shimon, Bunjaku (aktivizuar minutat e fundit) te Elbasani dhe Skaudrone, Veiga e Kantakias te Flamurtari...