Stiven Shpendi shënon gol në ndeshjen e parë, dëmtimi i prish festën në pak minuta

Stiven Shpendi shënon gol në ndeshjen e parë, dëmtimi i prish festën në pak minuta

Empoli e ka fituar ndeshje e parë të sezonit në Serinë B. Toskanët mposhtën Padovën me shifrat e pastra 3-1. Goli i parë u shënua nga Stiven Shpendi, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 20. Por festa e tij fatkeqësisht zgjati pak. Vetëm 8 minuta më vonë sulmuesi shqiptar u detyrua të linte fushën. Dëmtimi i pësuar ia bëri të pamundur vazhdimin e lojës. Në orët në vijim pritet të mësohet edhe shkalla e lëndimit, që do të përcaktojë se për sa kohë do të duhet të qendrojë larg fushës së blertë./Sport Ekspres/