Një gafë vendos fatin e ndeshjes, Flamurtari largohet me humbje nga Elbasani

Një gafë vendos fatin e ndeshjes, Flamurtari largohet me humbje nga Elbasani

Kthimi në elitë nuk është festuar me fitore për Flamurtarin. Vlonjatët janë larguar me humbje nga “Elbasan Arena”. Ndeshja mes Elbasanit dhe Flamurtarit ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0. Fati i këtij takimi u vulos në minutën e 34-t prej një gafe të Rodrigezit. Lojtari i Flamurtarit provoi të kthente një top të gjatë pas për portierin. Por ky i fundit ishte i pozicionuar larg portës, duke bërë që topi të shkonte në rrjetë./Sport Ekspres/