Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Atletico Madrid nuk po “ndez” këtë sezon të ri, ngec në shtëpi ndaj Elche (video)
23 Gusht 2025 21:34 Telesport Pas humbjes me përmbysje në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Espanyol, Atletico Madrid ka zhgënjyer edhe në javën e dytë. Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ka barazuar 1-1 në fushën e vetë ndaj Elche, me ekipin e ardhur nga Segunda Divizion. “Colchoneros” e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, duke gjetur golin pas 8 minutash lojë. Alexandër Sorloth shënoi një gol të bukur, pasi pasimit të marrë nga David Hancko. SHIKOGOLINESORLOTH Miqtë barazuan pas 7 minutash me golin e Rafa Mir, i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses të plotë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve të bëra nga...