Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arsenal fiton me “poker” ndaj Leeds, Arteta me “dhimbje koke”. Dëmtohen dy titullarë (video)
Arsenal ka fituar 5-0 ndaj Leeds në sfidën e luajtur në “Emirates”, e vlefshme për javën e dytë të Premier League. “Topçinjtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë golave të Jurrien Timber 34, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e këndit dhe Bukayo Saka 45+1′, falë asistit të Timber. Në fillim të pjesës së dytë, Arsenal shënoi dhe gy gola të tjerë. Në minutën e 48-të, Viktor Gyokeres shënon golin e parë me fanellën e “Topçinjve”. Pasi mori një top nga Riccardo Calafiori, depërtoi bukur nga krahu brenda në zonë, kaloi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë. Një gol shumë i bukur nga suedezi. Në minutën e 56-të, Jurrien Timber shënoi golin e katërt...