Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pak para ndeshjes ndaj Leeds, Arsenal prezanton transferimin e bujshëm
23 Gusht 2025 18:18 Telesport Në orën 18:30, Arsenal do të përballet me Leeds, për javën e dytë të Premier League. Pak minuta para ndeshjes, Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e Eberechi Eze nga Crystal Palace. 27-vjeçari u transferua për shifrën 60 milionë paundë plus 7.5 milionë euro bonuse. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e Eberechi Eze te Tottenham, ndodhi befasia e madhe e merkatos dhe si përfundim lojtari u transferua tek Arsenal, ish-klubi i tij i fëmijërisë. Eze do të mbajë numrin 10 në fanellë. Eze është transferimi i shtatë që ka bërë Arsenal në këtë merkato, pas Kepa Arrizabalaga, Christian Norgaard, Cristhian Mosquera, Martin Zubimendi, Noni Madueke dhe Viktor Gyokeres. Debutimi i Eberechi Eze me Ars.enal, pritet të ndodhë të dielën e ardhshme në...