Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Paqe” në “Adush Muça”! Bylis dhe Tirana mjaftohen me nga 1 pikë, por e nisin me një rekord të “dhimbshëm”
Bylis-Tirana, ndeshja e dytë për javën e parë të Superiores ka përfunduar në barazim pa gola, e luajtur në stadiumin “Adush Muça”. Bardheblutë vijnë me shumë ndryshime këtë sezon, ku padyshim duan të harrojnë “makthin” e përjetuar sezonin e kaluar ku siguruan qëndrimin në Superiore, vetëm pasi mundën në play-off Pogradecin. Tirana vjen me një trajner të ri këtë sezon, Vangjel Mile dhe me disa afrime në merkato. Bylis në anën tjetër, synimin kryesor ka padyshim qëndrimin në elitë dhe sigurisht që pika më e fortë për ballshiotët mbeten ndeshjet në shtëpi, aty ku janë një kundërshtar i fortë për këdo. Këtë sezon udhëhiqen nga një trajner ekspert si Mirel Josa. Bylis e nisi takimin me këtë formacion zyrtar: Emanuel, Bruno, Abazaj, Përgjoni, Marku, Përndreca,...