Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Debutim ëndrrash në Bundesligë për sulmuesin shqiptar! Gol, asist dhe shpallja Lojtari i Ndeshjes
Fisnik Asllani ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë në Bundesligë. Një debutim ëndrrash për sulmuesin shqiptar, i cili me kontributin e tij i dha Hofenhajmit tre pikët e para. Hofenhajmi ka mposhtur në transfertë Bajer Leverkusenin me shifrat 1-2. Ekipi i drejtuar nga Erik Ten Hagu kaloi i pari në epërsi falë golit të Kuinsasë në minutën e 6 të takimit. Por për t’u kundërpërgjigjur mendoi pikërisht Asllani. Lojtari i Kosovës tundi rrjetën në minutën e 25, ndërsa në të 52-tën dha asistin për golin e fitores, të realizuar nga Lemperleja. Në fund shpallja si Lojtari i Ndeshjes ishte edhe kurorëzimi i paraqitjes fantastike në përballjen e parë në Bundesligë./Sport Ekspres/