Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dyshimet e para, përse ndërroi jetë gazetari Artur Zheji
Një ngjarje e rëndë ka noddhur sot në Sarandë. Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, raportohet se ka ndërruar jetë teksa ndodhej me pushime bashkë me familjen. Ai ishte duke drekuar në një prej restoranteve të qytetit në rrugën “Butrinti” kur nuk është ndier mirë dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Raportohet se Zheji ndërroi jetë në ambulancë rrugës për në spital. Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta. Dyshimet e para janë se ai mund të ketë pësuar arrest kardiak, sidoqoftë pritet që kjo të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Policia e Shtetit e konfirmoi ngjarjen përmes një njoftimi të shkurtër për mediat. “Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marrë në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro...