Cristiano Ronaldo nuk fiton dot trofeun, por del nga finalja me një rekord të jashtëzakonshëm

Cristiano Ronaldo nuk fiton dot trofeun, por del nga finalja me një rekord të jashtëzakonshëm

23 Gusht 2025 16:45 Telesport Cristiano Ronaldo duhet të presë akoma për të fituar dhe festuar trofeun e parë me Al-Nassr. Në finalen e sotme për Superkupën e Arabisë Saudite mes Al-Nassr dhe Al-Ahli, koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Fituesi u vendos nga pika e bardhë e penalltive, aty ku futbollistët e Al-Ahli nuk gabuan asnjë. Edhe pse i trishtuar për humbjen e sotme, Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm. Portugezi hapi serinë e golave për ndeshjen e sotme, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41-të dhe duke u bërë kështu futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar 100 ose më shumë gola me 4 ekipe në 4 liga të ndryshme. Te Manchester United,...