Marc Marquez dikton edhe garën sprint në Hungari, rivalët mbeten jashtë podiumit

Marc Marquez dikton edhe garën sprint në Hungari, rivalët mbeten jashtë podiumit

23 Gusht 2025 15:57 Telesport Ndryshojnë pistat por nuk ndryshon fituesi. Marc Marquez me Ducati fitoi sot garën sprint të Cmimit të Madh të Hungarisë në MotoGP, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt titullit kampion. Ky është suksesi i 13-të radhazi í pilotit spanjoll në garat e këtij sezoni (sprint dhe ato zyrtare), duke dominuar thuajse në çdo pistë. Edhe sot, Marquez ishte i pakapshëm nga rivalët, duke triumfuar me meritë. Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy pilotë italianë, Di Giannantonio dhe Morbidelli me skuadrën e Ducati VR46, duke rikthyer motorin e ikonës Valentino Rossi në podium. Dobët u paraqitën pilotë kandidatë për titullin kampion edhe pse ai duket tashmë i hipotekuar në duart e Marquez. Alex Marquez me...