Rekord makinash të regjistruara në korrik, Koreja e Jugut i merr “fronin” Italisë dhe Gjermanisë

Rekord makinash të regjistruara në korrik, Koreja e Jugut i merr “fronin” Italisë dhe Gjermanisë

Shqiptarët vijojnë të përmirësojnë renditjen e tyre në rajon sa i përket motorizimit. Këtë e tregojnë shifrat e automjeteve të regjistruara për herë të parë që këtë vit kanë shënuar një rritje të konsiderueshme. Sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor në vendin tonë  gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025, kanë hyrë dhe janë regjistruar për herë të parë 57 mijë e 489 mjete. Tendenca është në rritje të dukshme, veçanërisht në muajin korrik, kur u regjistruan 10 mijë e 27 mjete, shifra më e lartë e këtij viti. Rritje kanë shënuar edhe mjetet elektrike. Vetëm në korrik, në rrugët shqiptare janë shtuar 508 mjete me energji të gjelbër, duke e çuar totalin në mbi 2 mijë e 800 që nga fillimi i vitit. Ndërsa...