Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Stuhia e fuqishme godet Elbasanin/ Erë e fortë dhe rrebeshe shiu, lëvizje mjetesh me vështirësi në rrugë
Elbasani është pushtuar sot nga një mot i pazakonshëm, me erë të fortë dhe e shoqëruar nga një rrebesh shiu. Reshje të fuqishme kanë përfshirë qytetin dhe zonat përreth. Automjetet kanë ndezur sinjalet e makinave dhe kanë ulur shpejtësinë, teksa është vështirësuar ndjeshëm edhe lëvizja në rrugë për shkak të vërshimit të ujërave dhe krijimit të turbullimit të pamjes.