Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Deklaratat cenojnë integritetin tonë”/ Sulmet politike të Kryeministrit Rama ndaj Unionit të Gjyqtarëve: Gjuhë…
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar ndaj deklaratave të përsëritura dhe sulmeve publike të kryeministrit Edi Rama kundër gjyqtarëve Hazbi Balliu dhe Klement Demiri, për shkak të vendimeve të marra prej tyre në çështje të ndryshme. Kryeministri i ka akuzuar gjyqtarët për keqpërdorim të pavarësisë gjyqësore dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese. Mirëpo, Unioni e ka dënuar këtë qasje, duke e cilësuar si ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe përpjekje për t’i ekspozuar gjyqtarët në gjyq publik përmes sulmeve personale. Reagimi i plotë i Unionit të Gjyqtarëve: Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse...