Luan Rama: Ne nuk patëm kohë të flisnim, e dashur…

Luan Rama: Ne nuk patëm kohë të flisnim, e dashur…

Luan Rama Ne nuk patëm kohë të flisnim, e dashur,veç puthnim gishtërinjtë dhe gjokset tona,endeshim mbi trupa që dihasnin dëshirë,jo, nuk patëm kohë të flisnim,veç u binim kambanave tonadhe ato na përpinin e thithnin brenda tyre.Ne pinim veç burimet e njëri-tjetrit,thithnim nektarin e kurmeve, të syve, buzëveoh, ç’nektar i ëmbël, që papiruset e vjetra nuk na e thonë!Kush je ti, cili jam unë,nuk thamë asgjë, veç putheshim të dehur,më shumë se Baudelaire nga poezitë e tij,s’kishim kohë, edhe pse na dukej sikur njiheshim një jetë;fqinj të dashurisë,në atë kohë relative sikur gjetëm Anjshtanjin!Nga vije ti, nga vija unë,nga ç’rrugë të këtij globi kaq të nxehtë,nuk e dimë ende, kush je ti e dashur,me ato buzë që djegin në skajin tjetër të botës,kush je ti –...