Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventus-Kolo Muani, tratativa pa fund dhe marrëveshje. PSG nuk bën asnjë “sconto”
Vera e merkatos te bardhezinjtë vazhdon me intensitet të madh. Në “Continassa” ka shumë lëvizje dhe bisedime që zgjasin prej muajsh. Një prej tyre është rasti i Kolo Muani. Comolli ka nisur kontaktet me PSG që në qershor, por akordi ende nuk është arritur. Fillimisht dukej se palët ishin afruar, por në orët e fundit parizienët kanë ngritur çmimin duke mos pranuar të zbresin nën 70 milionë euro. Një shifër shumë e lartë për Juventusin, që ofron vetëm huazim me pagesë (10 milionë €) dhe detyrim blerjeje prej 40 milionë €. Distanca mbetet e madhe dhe nuk dihet nëse do të mbyllet. Për këtë arsye, në kampin bardhezi mbetet i gjallë edhe opsioni Edon Zhegrova nga Lille. Megjithatë, edhe këtu ka një pengesë të fortë....