Tentoi të kalonte kufirin me një automjet të vjedhur, procedohet një shtetas në Muriqan

Tentoi të kalonte kufirin me një automjet të vjedhur, procedohet një shtetas në Muriqan

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.B. Ky i fundit u kap duke drejtuar një automjet që rezultoi i vjedhur në Belgjikë. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai drejtonte rezultoi i vjedhur në Belgjikë. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.