Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Faleminderit Paris”! Lamtumira e përzier e Donnarumma nga PSG, tani e pret…
Aventura e Gianluigi Donnarumma te PSG ka mbërritur në fund. Madje, ka ardhur edhe përshëndetja e fundit e portierit italian për tifozët parizienë. Të premten mbrëma, pas fitores minimale kundër Angers, tifozët e PSG-së nderuan në “Parc des Princes” protagonistët e një sezoni triumfal. Në fushë, i veshur me rroba civile, u shfaq edhe Gigio Donnarumma, i cili përshëndeti mbështetësit para lamtumirës. Në një moment, shokët e tij të skuadrës e lanë vetëm përballë tribunës së tifozëve ultras dhe aty shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet, që bënë të ‘dridhej’ stadiumi. I emocionuar, portieri i kombëtares italiane falënderoi publikun me gjeste të mëdha. Pas mbrëmjes së djeshme, mbërriti edhe postimi i tij në Instagram. I thjeshtë dhe i shkurtër, me vetëm dy fjalë: “Merci Paris” (faleminderit Paris)!...