Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Krist Maloki: Shpirti shqiptar
Nga Krist Maloki Në visarin gjuhësuer t’onin kemi tri fjalë, të cilat, sikur ,,Heim” i Gjermanëvet, ,,Gentleman” i Englezëvet, e me të vështirë përkthehen në gjuhët e tjera. Këto janë: ,,Besa”, “Ndera” e ,,Burrnija“. ,,Besa” në gjuhë e në zemër të Shqiptarit përfshin fjalën e dhanun e të mbajtun, armëpushim, besnikinë, papreknin, nderën sa e sa të tjera, që s’àsht nevoja t’i rendojmë mbassi mâ parë e mà lehtas i kuptojmë se i numërojmë. Babat t’onë, kur jepshin a lidhshin besë në mjes njeni –tjetrit a me kedò të huej, mik a anmik nënkuptojshin nji lidhje me të tana rrethanat, të cilen e mbajshin me të tanë fuqit’ e veta e të robvet të vet; po t’ishte nevoja shkrîheshin me pasuni, rob e robi për mos me e...