Dhunuan dhëndrin dhe e lënduan në kokë e trup, arrestohen babai dhe 2 djemtë në Malësinë e Madhe

Dhunuan dhëndrin dhe e lënduan në kokë e trup, arrestohen babai dhe 2 djemtë në Malësinë e Madhe

Tre shtetas, Xheladin Çokaj, Arnit Çokaj dhe Sefred Çokaj, babai dhe dy djemtë, kanë përfunduar në pranga në Malësinë e Madhe. Policia bën me dije se këta persona kanë dhunuar dhëndrin e tyre, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup. Njoftimi: Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale: u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41...