Kirsten Dunst: Të gjithë e shqiptojnë emrin tim gabim, kam hequr dorë nga korrigjimi i tij

Kirsten Dunst: Të gjithë e shqiptojnë emrin tim gabim, kam hequr dorë nga korrigjimi i tij

Hollywood-i ka një tjetër sekret të zbuluar: aktorja Kirsten Dunst ka treguar së fundmi se emri i saj është shqiptuar gabimisht gjatë gjithë karrierës. Në një video të publikuar në TikTok, Dunst shpjegoi se, megjithëse përgjigjet në çdo version, shqiptimi i saktë është “Kirr-sten”. “Mendoj se të gjithë ma shqiptojnë gabim emrin, ndaj e kam lënë pas dore. Nuk më intereson më”, tha aktorja, duke treguar se nuk shqetësohet për gabimet e të tjerëve. Ajo shtoi se njerëzit e shqiptojnë ndryshe edhe në vende të ndryshme: “Për shembull, në Angli pothuajse kurrë nuk e shqiptojnë saktë. Madje edhe kolegët në xhirime e kanë gabuar shpesh.” Në filmin e saj të fundit, Dunst tregoi se kolegët e saj e quanin ndryshe sipas vendit të origjinës së...