Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Parashikimi i Capellos: Trajnerët e Serie A do të imitojnë lojën e Slot dhe sa të munden… PSG-në
I intervistuar nga “SportWeek”, Fabio Capello komentoi kampionatin e ri italian (Serie A): “Fillimisht duhet theksuar ndryshimi i trajnerëve, që ka ndodhur në pothuajse të gjitha skuadrat kryesore; tek Interi, Milani, Atalanta, Roma, Lazio dhe Fiorentina. Edhe Juventusi pothuajse ka një trajner të ri, edhe pse në të vërtetë Tudor erdhi në pjesën e fundit të sezonit të kaluar. Me pak fjalë, skuadra e vetme që ka mbetur me trajnerin e vjetër është Napoli. Napoli që sezonin e kaluar fitoi falë mbrojtjes më të mirë të kampionatit, pa shënuar shumë gola. Kjo tregon diçka. Besoj se këtë sezon, mënyra e të menduarit dhe loja e Contes do të jetë më shumë ose më pak e njëjtë, edhe pse ka futur në skuadër shumë fantazi dhe...