Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Edi Shukriu: “Moj e bukura More”, ndër lirikat më të bukura arbëreshe
Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe shpalos edhe kulturën e mbijetuar shpirtërore shekullore të arbëreshëve të Italisë. Deri vonë nuk dihej se kujt i kushtohej kjo këngë e mrekullueshme. Nga Edi Shukriu Që në vitet e 70-ta të shek. XX e pata kuptuar se nuk i këndohej një vajze të bukur. E dhëna se Arbëreshët mblidheshin në breg të detit me shikim tej deti më zgjoi edhe më shumë kërshërinë.Mundësi hulumtimi nuk kisha, por realizova ëndrrën që muajin e mjaltit ta kaloja me Ukshin Hotin me vizita në hapsirat e ndryshme të Greqisë. Jo rastësisht e blemë libri turistik, të cilit ia hjellja një sy sa i vinim pranë ndonjë lokaliteti antik. Nuk do të flas...