Tirana zyrtare rrezikon të përballet me një tjetër “cunam financiar”, Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale…

Tirana zyrtare rrezikon të përballet me një tjetër “cunam financiar”, Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale…

Pas 130 milionë eurove të Becchettit, Tirana zyrtare rrezikon të përballet me një tjetër “cunam financiar” (konfiskim pasurish të Shqipërisë). Financuesi i çështjeve gjyqësore Omni Bridgeway po i kërkon një gjykate federale në Uashington që ta lejojë atë të sekuestrojë asetet që i përkasin Shqipërisë, ndërsa synon të zbatojë një vendim arbitrazhi me vlerë rreth 13 milionë dollarë që qeveria shqiptare e ka injoruar për vite me radhë, në një mosmarrëveshje gati dhjet ëvjeçare që rrjedh nga taksat mbi koncesionet e naftës. Konflikti në fjalë përfshin qeverinë shqiptare dhe kompaninë GBC Oil Co.Ltd, një kompani e regjistruar në ishujt Cayman me pronarë shqiptarët, Naim Kasa, Kreshnik Greza dhe amerikanin Mark Crawford, ish kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë. GBC, e cila tashmë përfaqësohet nga Omni, fitoi...