Tronditje në majat e pushtetit, SPAK konfirmon nën hetim 14 figura të larta për korrupsion dhe pastrim parash…

Tronditje në majat e pushtetit, SPAK konfirmon nën hetim 14 figura të larta për korrupsion dhe pastrim parash…

Rigels Seliman Prokuroria e Posaçme (SPAK) duket e vendosur për të tronditur pushtetarët dhe politikanët e përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Në një përgjigje dhënë interesit të gazetarëve, Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) konfirmon se: “14 figura të larta nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, duke përfshirë tre deputetë aktualë, një ish-deputet, një ish-ministër dhe ish-zyrtarë.”. Hetimet synojnë shpërdorimin e detyrës, pasuritë e pajustifikuara dhe skemat e dyshimta financiare që lidhen me pushtetin. Struktura e Posaçme Antikorrupsion po bashkëpunon ngushtë me autoritetet ndërkombëtare përmes letërporosive, duke zbuluar rrjetet e fshehta të korrupsionit. Emrat e të hetuarve nuk bëhen publik për shkak të sekretit hetimor, por burimet flasin për “një tërmet politik” që po përgatitet. Po ashtu, SPAK paralajmëron se nuk do të tolerojë...