Peruzzi dhe jeta larg futbollit: Më pëlqen të punoj tokën, gjërat e fshatit më japin gëzim

Peruzzi dhe jeta larg futbollit: Më pëlqen të punoj tokën, gjërat e fshatit më japin gëzim

Angelo Peruzzi, ish-portier i Lazios, Romës, Juventusit dhe Interit, i cili për një kohë të gjatë ka veshur edhe fanellën e kombëtares axurre, ka dhënë një intervistë për “Vivo Azzurro TV”, duke folur për veten: “Mua kurrë nuk më ka interesuar nëse isha i mirë apo jo, më interesonte vetëm të bëja mirë dhe mërzitesha shumë kur gaboja. E lashë botën e futbollit dhe nuk pendohem. Jam mirë ashtu siç jam, pa ato ethet për t’u rikthyer. Më mjafton ajo që kam, duke jetuar me gjërat më të thjeshta, duke shijuar më shumë familjen dhe bërë atë që dua. Ende jetoj në Blera, por jashtë fshatit, i rrethuar nga natyra. Më pëlqen kopshti, të punoj tokën; gjëra të thjeshta që më japin gëzim”. Na tregon...