Diouf i emocionuar: Për t’i thënë “po” Interit nuk u mendova fare, krenar që vishem zikaltër

Diouf i emocionuar: Për t’i thënë “po” Interit nuk u mendova fare, krenar që vishem zikaltër

23 Gusht 2025 8:24 Alfred Lleshi “Më pëlqen të luaj me topin në këmbë, të luaj me personalitet. Më pëlqejnë edhe gjestet teknike, të tregoj çfarë mund të bëj me topin”. Kështu u prezantua Andy Diouf para tifozëve, tek Interi. Ai është blerja e katërt zikaltër e kësaj vere. Në intervistën e parë të dhënë për mikrofonat zyrtarë të klubit, ish-lojtari i Lens u shpreh se mund të përshtatet shpejt falë pranisë së disa bashkëkombësve të tij, nga Bonny te Pavard dhe Thuram: “Po, është e vërtetë, më ndihmon prania e disa francezëve në skuadër. E njoh mirë Ange-Yoan, sepse kemi luajtur së bashku në kombëtare dhe më ka folur shumë mirë për klubin. Sigurisht që është avantazh të shkosh në një skuadër ku njeh...