Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Denaj: Rritje me 23% e eksporteve të peshkut, 5 615 tonë në gjashtë muaj
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se eksportet e peshkut të freskët shënuan një rritje prej 23% gjatë periudhës janar–qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 6-mujorin e parë të këtij viti u eksportuan 5 615 tonë peshk i freskët, kundrejt 4 558 tonëve peshk që u eksportuan në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Ministrja tha se, “kjo rritje reflekton përkushtimin e peshkatarëve shqiptarë për të sjellë në treg produkte cilësore MadeinAlbania, si dhe ndikimin pozitiv të politikave mbështetëse të ndërmarra nga qeveria”. Sipas saj, masat përfshijnë naftën pa taksa, rinovimin e flotës së peshkimit, si dhe investimet në motorë dhe pajisje frigoriferike, të cilat garantojnë freskinë dhe cilësinë e produkteve peshkore dhe...