Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025
Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke reflektuar zhvillimin e teknologjisë financiare dhe rritjen e besimit ndaj shërbimeve digjitale. Sipas BSH-së, gjatë periudhës janar–qershor 2025, numri total i pagesave përmes sistemit bankar arriti në 27.9 milionë, një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera totale e pagesave kap shifrën e 3.475 miliardë lekëve, me një rritje prej 13% në terma vjetorë. Ndërkohë kartat bankare kanë qenë një tjetër instrument shumë i përdorur në këtë periudhë. “Pagesat me kartë janë rritur me 30%, duke zënë 67% të totalit të pagesave, çka tregon adoptimin gjithnjë e më të...