Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Nuk do të pro*tituohem për një futbollist”; trajneri De Zerbi shpë*then kundër Rabiot
Situatë e tensionuar tek Olympique Marseille pas sherrit të Adrien Rabiot me shokun e skuadrës, Jonathan Rowe. Në një konferencë për shtyp, trajneri Roberto De Zerbi reagoi ashpër: “Në fushë duhet të tregosh guxim, por jo kundër shokëve të skuadrës. Askush nuk duhet të mendojë se është më i fortë se të tjerët. Nuk do të prostituohem për një lojtar. Sa të jem unë trajner, Rabiot nuk do ta veshë më fanellën e Marseille”. De Zerbi shpjegoi se episodi ndodhi pas humbjes me Rennes, kur shpërtheu sherri në dhomat e zhveshjes. Një tjetër lojtar, Bakola, humbi ndjenjat duke parë skenën. “Në një kompani, nëse dy punonjës rrihen si në ‘pub’, drejtuesi ka dy opsione: pezullim ose shkarkim”, – tha italiani. Trajneri mbështeti klubin, që tashmë...