Vllaznia e nis me fitore sezonin e ri, thyen kampionët e Egnatias dhe nis mbarë kampionatin

Vllaznia e nis me fitore sezonin e ri, thyen kampionët e Egnatias dhe nis mbarë kampionatin

Adriatik BALLA Dje në mbrëmje nga stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës startoi kampionati i 87-të kombëtar i futbollit. Në fakt, nga java e parë e kampionatit dje luhej vetëm një takim, ai mes Vllaznisë dhe Egnatias, saktësisht skuadrës nënkampione dhe kampiones së edicionit të kaluar. Ishte një ndeshje prestigji midis dy ekipeve që kishin pasur rivalitet sezonin e shkuar, por në të njëjtën kohë zhgënjyen në Europë, megjithëse secila prej tyre e kaloi nga një raund në Ligën e Konferencës. Ndeshja nisi e qetë, por minutë pas minute miqtë nga Rrogozhina tentuan të bënin befasinë. Në fakt 15 minutat e para ishin të barabarta por me miqtë që këmbëngulën më shumë në fazën ofensive. Gjithsesi, ishte Vllaznia ajo që gjeti rrugën e rrjetës, thuajse në...